Sht. Nën 23rd, 2024

Krasniqi: Raporti i Progresit 2024, më negativi që ka marrë vendi ndonjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2024.

Sipas Krasniqit, ky është raporti më negativ që vendi ka marrë ndonjëherë.

‘’Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën, për vitin 2024, i cili i është dorëzuar Qeverisë dhë është publikuar sot, është raporti më negativ që ka marrë vendi ynë ndonjëherë.Mesazhet kryesore që dalin prej tij janë të qarta: Kosova mbetet nën sanksione! Kosova është duke u keq-qeverisur!Kosova është duke ecur prapa në të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të mediave, si dhe në drejtësi!’’, është shprehur kryetari i PDK-së.

Më tutje Krasniqi ka thënë se tri shtylla themelore mbi të cilat ndërtohet dhe funksion shteti demokratik dhe zhvillimor, janë në stagnim apo regres.

‘’Tri fusha për të cilët është përgjegjëse e vetme Qeveria e Republikës së Kosovës, e për të cilët Partia Demokratike e Kosovës e ka ngritur zërin vazhdimisht gjatë këtyre katër viteve.Fatkeqësisht, dështimet e Qeverisë së Kosovës, të paraqitura në këtë raport, nuk janë vetëm pasojë e jo-kompetencës dhe paaftësisë së tyre, por janë veprime të qëllimshme, të ndërmarra me vetëdije nga Kryeministri dhe vartësit e tij, si mjete për ruajtjen e pushtetit. Ky është një sabotim i zhvillimit dhe integrimit të vendit’’, ka thënë Krasniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *