Pre. Nën 1st, 2024

Lushaku-Sadriu: Mësimi tërëditor do të shtrihet në fshatra

drejtoresha e Arsimit në kryeqytet Jehona Lushaku-Sadriu ka vizituar shkollën “ Ditët e Minatorit” në Kishnicë. Lushaku-Sadriu ka thënë se me kushtet që ka, mbetet një shkollë model. Ndërsa ka thënë se mësimi tërëditor, do të shtrihet dhe në fshatra.

“Mësimi tërëditor do të shtrihet në fshatra . Aty ku nuk t’a merr mendja, e gjen një shkollë moderne të pajisur me të gjitha kushtet dhe kapacitetet për mësim tërëditor – në Kishnicë në Shkollën ‘Ditët e Minatorit’. Kjo shkollë ka potencial që lehtësisht të shënderrohet në një shembull për të gjitha shkollat e fshatrave të rrethit. Me pamje rezidenciale, me pak investime dhe me një riorganizim strukturor, kjo shkollë do të jetë model për të gjitha fshatrat”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook..

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *