Enj. Nën 28th, 2024

Haradinaj premton zhvillimin e turizmit malor në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar zhvillimin e turizmit malor në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri theksoi nevojën për heqjen e masave kufizuese që aktualisht po pengojnë zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm ekonomik.

‘’Nuk ka vend normal që nuk i shfrytëzon resurset që ia ka falë natyra. Mjafton ta shihni Shqipërinë, Malin e zi, apo Maqedoninë Veriore me kapacitete të admirueshme të turizmit malor.Ka mijëra banorë të zonave malore që kanë ndërtuar shtëpi e stane në vendbanimet e tyre, poashtu objekte të gastronomisë apo qendra pushimi.Të gjitha këto objekte do të hyjnë në fazën e legalizimit dhe do të përfshihen në tërësinë e kapaciteteve turistike.Qe kjo të bëhët realitet, duhet të ndërrohet baza ligjore duke përfshirë edhe planin hpësinor.Dhe zotohem se ndër detyrat e mia të para pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë eliminimi i barrierave ligjore e administrative që sot për sot po e pamundësojnë zhvillimin normal të turizmit në bjeshkët e Kosovës’’, ka thënë Haradinaj.

Bjeshkët e Kosovës gjithmonë kanë qenë pasuri kombëtare që është shfrytëzuar ndër breza për zhvillim edhe të blegtorisë edhe të stanishtave si themel i jetësës për muajt e verës, ka shtuar më tutje Haradinaj

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *