Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan IndeksOnline.
Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve të ishullit urban Arbëri – Pallat i Rinisë, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i LDK-së.
Pos përgëzimeve që pati për kryetarin e kryeqytetit, Përparim Ramën, Abdixhiku shfrytëzoi rastin të “huazojë” Xhaferin për listën e LDK-së për deputetë.
“…Mos të harrojmë të falënderojmë Krenarin, drejtorin e mrekullueshëm, të cilin do ta huazojmë për garën e ardhshme nacionale në zgjedhjet e 9 shkurtit, si kandidat për deputet”, deklaroi Abdixhiku.
Ai njoftoi se nesër nis turneu i fushatës së kësaj partie.
Kujtojmë se më 9 shkurt, Kosova voton në zgjedhjet qendrore.