Është parandaluar një fatkeqësi në Pejë, ku një person ka tentuar t’i jepte fund jetës.
Burime të IndeksOnline pohojnë se në fshatin Zahaq, një i moshuar ka qëndruar në hekurudhë, me qëllimin për të kryer vetëvrasje.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:50.
Pasagjerë të trenit e kanë larguar të dyshuarin nga hekurudha, duke e bindur atë të mos e kryente aktin.
Lidhur me rastin janë informuar edhe organet përkatëse.