Enj. Nën 14th, 2024

Kurti: Kam nderin që jemi qeveria e parë që e çon mandatin deri në fund

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të diskutuar lidhur me buxhetin për vitin 2025.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e prezanton para Kuvendit të Kosovës, buxhetin për vitin 2025.

Ai u shpreh krenar që buxheti i Kosovës sipas tij është rritur në 60% pas vitit 2020.

“Kam nderin që jemi qeveria e parë që e çon mandatin deri në fund. Buxheti i vitit 2025 është 3.6 miliardë, 60% më shumë se ai i vitit 2020. Është buxheti i katërt që po e prezantojmë para kuvendit në këtë mandat”, tha Kurti.

Buxheti i prezantuar nga kryeministri Kurti për vitin 2025 do jetë 3.6 miliardë euro.

Kurti ka thënë se buxheti për vitin 2025 për investime kapitale është 8.3 % më i lartë se në vitin 2024.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *