Enj. Nën 14th, 2024

Rasti i vdekjes së zyrtarit të FSK-së, KMDLNj kërkon që të respektohen masat mbrojtëse në ndërtimtari

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që të respektohen masat mbrojtëse në ndërtimtari pas rastit të vdekjes së zyrtarit të FSK-së, Liman Musliu.

KMDLNj thekson përmes një reagimi për media se edhe më parë ka kërkuar që punëtorët në ndërtimtari të kenë kushte të përshtatshme për punë duke mos iu ekspozuar rrezikut nga lëndimet apo për jetën e tyre.

“Me rënien e temperaturave , kushtet për punë përkeqësohen andaj kërkohet angazhim shtesë i përgjegjësve ( punëdhënësve ) e që duket se nuk po ndodhë”.

Ky këshill njëherësh ka kërkuar që të shtohen numri i inspektorëve të punës , ekipeve mobile që do të inspektonin kantieret e ndërtimit , nëse respektohen rregullat apo standardet për të punësuarit e që do të garantonte sigurinë e tyre.

“Megjithatë duket se është një shpërputhje e madhe midis numrit të vogël të inspektorëve të punës dhe vendeve të shumta që duhet të inspektohen në fushën e ndërtimit andaj KMDLNj – ë rekomandon institucionet të angazhojë ndonjë kompani të specializuar që ka kapacitet fizik dhe profesional të mbikëqyrë vendpunimet në mënyrë që të parandalohen rastet e ngjashme në të ardhmën. Gjykatat duhet t’i japin përparësi trajtimit të këtyre rasteve duke mbrojtur intereset e punëtorëve që pësojnë lëndime , invaliditet apo kanë përfundim fatal . Zhdëmtimi , siç është bërë deri më tani as për së afërmi nuk përmbush nevojat e viktimave dhe familjeve të tyre”.

“Është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut që i punësuar përmes punës dhe pagës ta sigurojë një jetë të dinjitetshme për vete dhe familjen gjë që nuk është përmbushur në rastin e Liman Musliut i cili , përveç punës në FSK – ë ka qenë i detyruar ta bëjë edhe një punë shtesë e që i ka kushtuar me jetë. KMDLNj – ë kërkon përgjegjësi për ata që kontribuan për këtë përfundim tragjik sikur që kërkon drejtësi për të ndjerin dhe familjen e tij”, thuhet në reagimin e KMDNj-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *