Sht. Nën 23rd, 2024

Maqedonci takon ambasadoren e Kanadasë, flasin për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, Jessica Blitt.

Maqedonci bën me dije se Blittin e ka njoftuar për zhvillimet në ministrinë që ai drejton dhe FSK-në, e po ashtu e ka falënderuar për mbështetje në fushën e mbrojtjes.

”Kisha kënaqësinë që të pres sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, të akredituar për Republikën e Kosovës, znj. Jessica Blitt.Znj. Blitt e njoftova për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës e Sigurisë së Kosovës dhe e falenderova për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona. Gjithashtu diskutuam mbi pjesëmarrjen e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax”, ka shkruar Maqedonci.

Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, ka shtuar Maqedonci.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *