Pre. Nën 15th, 2024

Kaja Kallas paralajmëron vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Shefja e ardhshme e diplomacisë Evropiane Kaja Kallas ka paralajmëruar vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor në pjesën e parë të mandatit të saj.

Gjatë dëgjimit të konfirmimit në Parlamentin Evropian, Kallas ka përmendur zgjerimin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si dy shtigje të punës së BE-së, shkruan RTK.

“Njëra është procesi i zgjerimit me të cilën duhet të punojmë së bashku me Komesaren për Zgjerimin. Mendoj se ne me të vërtetë duhet të kemi histori suksesi në pesë vjet sa i përket zgjerimit, sepse kjo është për prosperitetin e rajonit, por edhe për t’i dhënë shpresë rajonit. Dhe pista tjetër është, natyrisht, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, ku të gjithë paraardhësit e mi kanë investuar shumë kohë në mënyrë që të sjellin stabilitetin ne rajon”, tha ajo.

Ndonëse dialogu do jetë ndër dosjet më të rëndësishme në mandatin e saj pesëvjeçar, Kallas nuk e trajtoi këtë temë gjatë fjalimit hyrës. Për Ballkanin Perëndimor u pyet vetëm në fund të dëgjimit në Parlament i cili zgjati tre orë.

Porositi se zgjerimi nuk duhet të jetë proces ku të gjithë janë Brenda apo jashtë por se duhet të jetë proces i bazuar në merita me secilin vend.

Sipas Kaja Kallas, zgjerimi i BE-së e forcon vetë bllokun evropian, por edhe vendet që synojnë anëtarësimin.

Gjatë ditës së sotme përfundon procesi i dëgjimeve në Parlamentin evropian me të nominuarit për komesarë të rinj.

Parlamenti Evropian fton komisionerët e emëruar që të paraqiten para komisioneve përkatëse për seancat dëgjimore të konfirmimit, në mënyrë që të shohin nëse ata janë të përshtatshëm për postet në të cilat janë caktuar.

Pas konfirmimeve në secilin komitet përkatës, gjatë seancës së ardhshme plenare Parlamenti Evropian do votojë për kolexhin e ri, i cili do duhej të nisë me punën më 1 dhjetor të këtij viti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *