Enj. Nën 14th, 2024

Mustafa: Me investime të ulëta në shëndetësi e arsim po goditet dinjiteti i qytetarëve

Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa, duke komentuar projektbuxhetin për vitin 2025 ka thënë se buxheti i paraparë për vitin 2025, nuk dallon shumë nga projektbuxhetet e viteve paraprake duke thënë se nuk mund të pritet nga buxheti si një ndër faktorët kryesor në ekonomi të sjellë rritje ekonomike.

Mustafa ka kritikuar edhe mënyrën e shpenzimit të buxhetit duke thënë se për katër vjet 1.2 miliardë euro të parapara për investime kapitale nuk janë shfrytëzuar dhe në këtë mënyrë buxheti ka pësuar ndryshime negative duke shkaktuar për 1.2 miliardë euro ulje të rritjes ekonomike.

Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa pati kritika edhe për planifikimin buxhetor në arsim e shëndetësi duke thënë se çdo planifikim nën 500 milionë euro për arsimin është pak dhe nuk sjellë zhvillim ekonomik.
“Pra çdo investim më pak se 5 % e GDP-së, në arsim që i bie 500 milionë euro është pak nuk mjaftojnë, çdo investim nën 100 milionë euro për kërkime shkencore është pak, janë të pa mjaftueshme. Çdo investim nën 700-800 milionë euro në shëndetësi është pak dhe në këtë mënyrë po godasim dinjitetin e njerëzve sepse ata duhet të marrin shërbimet shëndetësore në vendet e rajonit dhe qendra klinike universitare që 50 vjet Qendër Klinike Universitare nuk i siguron të gjitha pajisjes për shërbim të nivelit të lartë shëndetësorë atëherë ne nuk i kemi kry detyrat. Nëse nuk kemi arritur t’i bëjmë sigurimet shëndetësore qe 25 vjet atëherë s’kemi çka të flasim. Këto janë çështjet që duhet t’i shqetësojnë politik-bërësit përfshirë qeverinë aktuale që kanë premtu ndryshime të mëdha, por kanë ngecur”, ka thënë për rtv21 Mustafa.

Projektbuxhetin në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, Qeveria e Kosovës e miratoi më 30 tetor.

Vlera e tij është për 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024 prej 3.3 miliardë eurosh.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *