Enj. Nën 14th, 2024

KFOR patrullon në veri, pranë kufirit Kosovë-Serbi

Ushtarët e Komisionit të Zbatimit të Përbashkët të Komandës Rajonale Lindore të misionit KFOR, kanë realizuar patrullime në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.

Kjo pjesë e përpjekjeve për të promovuar dhe siguruar një mjedis të sigurt dhe me lëvizshmëri të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, thuhet në njoftimin e tyre.

”KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurisë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke siguruar lëvizshmërinë e lirë në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre si përgjigjes të sigurisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *