Pre. Nën 15th, 2024

Ramush Haradinaj propozon udhëheqjen e qeverisë së ardhshme me rotacion me PDK-në e LDK-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e kryeministrit.

Sipas tij, Albin Kurti, nuk është opsion për këtë bashkëpunim. Siç tha, Kurti nuk do të jetë më kryeministër. Haradinaj ka propozuar udhëheqjen e weverisë me rotacion me dy partitë e tjera opozitare, PDK-në dhe LDK-në.

‘’Kurti nuk është më kryeministër. Ju kam thënë edhe më herët kështu. Nuk do të jetë më kryeministër Albin Kurti, nuk qeverisë Vetëvendosje më. Me qenë në vend të tij e kisha shkruar qysh tash një fjalim të opozitarit të ardhshëm. Kisha dërgua sinjale që nuk do ta mbaj vendin peng më. Ju po e shihni se si po ndodhin ndryshimet aq të shpejta në Gjermani. Brenda 24- orëve ka tronditje në Qeverinë gjermane.

Nuk është mirë Kurti me e vonua vetën e vet. Ka pasoja dhe thellon pasojat. Ne nuk kem qare pa i sanuar këto pasoja. Për këtë arsye unë e kërkojë udhëheqjen e qeverisë, qoftë me rotacion që tre opozitarët të merren vesh njëri një vit, tjetri një vit, tjetri një vit. Unë kërkoj udhëheqjen e qeverisë në fillimin e qeverisjes me qëllim që me i kthye këto marrëdhënie të besueshme, kontraktuale me SHBA-në dhe aleatët e tjerë. Me i krye disa punë të vështira që pastaj qeverisja me qenë e zakonshme, e zhvillimit ekonomik. Por, vazhdimi i mbetjes në pushtet i Kurtit nuk është opsion është e kryne kjo pjesë”, tha Haradinaj për Rtv21.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *