Die. Nën 24th, 2024

Rama sulmon ish-ministren e Brendshme britanike: Na quajti pushtues, a thua se shqiptarët donin kokën e Mbretëreshës

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu sulmet ndaj ish-ministres së brendshme britanike Suella Braverman, e cila doli hapur me një gjuhë kundër shqiptarëve kur ishte në pushtet.

Rama tha se ajo i tregoi shqiptarët si të ishin pushtues e rrezik për vendin, ndërkohë ata punojnë dhe kanë ndihmuar në ngritjen e ekonomisë britanike.

“Para disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë. Ambasadori ktheu përgjigje dhe ata nuk u bënë më të gjallë. Për tu kthyer te biseda, ju e mbani mend një ish ministre të brendshme të këtij vendi, që u bë mishërimi i politikës djallëzore duke na treguar ne shqiptarët si rrezik për Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha se prurja e shqiptarëve ishte pushtim, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtare të një armate plaçkitëse, jo pjesë e matjes njerëzore që punon në këto toka. Na quajti pushtues a thua se kishim ardhur për të marrë kokën e Mbretëreshës, jo për të ndihmuar ekonominë britanike e cila vuan për krah pune. U ngritën dhe disa të tjerë që na treguan me gisht.”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *