Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim atë.
Fillimisht para Kurtit, Gashi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Kjo vizitë e Gashit në Kosovë vjen pas vizitës së kryeministrit të Maqedonisë gjatë javë së kaluar.