Hën. Nën 25th, 2024

Del një audio- incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për inteligjencë në një nga skandalet më të mëdha.

Paparaci ka siguruar audioincizimin e mbledhjes së Bordit të RTK-së, në të cilin dëgjohet Gërvalla duke folur.

Drejtori i RTK-së, i lidhur me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka pranuar se lajmi i rrejshëm i pseudo-mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Më 22 korrik, RTK-ja citonte një artikull të “Slobodna Bosna” që shkruante se portali Periskopi është “nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit Milan Radoiçiq”, dhe se së fundmi “është bërë një transaksion miliona dollarësh te Nacionale”.

Sipas Rilind Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme, një lëvizje të cilën kryeministri Albin Kurti e ka formësuar si “luftë hibride”.

Për më shumë ndiqeni videon:

AUDIO INCIZIMI

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *