Hën. Nën 25th, 2024

Reagon Komiteti Olimpik i Kosovës rreth skandalit në Mal të Zi

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reagur rreth skandalit që ndodhi në Mal të Zi.

Gjatë një turneu që mbahej në Cetinë, gjyqtari i kik-boksit, Fegja Terbonja nga Bosnjë e Hercegovina, sulmoi fizikisht trajnerin kosovar të këtij sporti, Migjen Shala.

Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes Facebook-ut reagoi rreth këtij skandali.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka pritur me shqetësim dhe indinjatë të thellë incidentin e ndodhur gjatë turneut të kick-boksit në Cetinë të Malit të Zi, ku gjyqtari i kik-boksit, Fegja Terbonja nga Bosnjë e Hercegovina, sulmoi fizikisht trajnerin tonë të këtij sporti, Migjen Shala.

KOK-u dënon ashpër incidentin e ndodhur, e sidomos kur shkaktar i kësaj bëhet gjyqtari, roli i të cilit është ndarja e drejtësisë në ring, promovimi i respektit dhe “fair-playt”.

KOK, pas kontakteve dhe koordinimit me Federatën e Kick-Boksit të Kosovës, ka kontaktuar menjëherë me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Malit të Zi, në vendin e të cilëve u zhvillua turneu dhe me Komitetin Olimpik të Bosnjë e Hercegovinës, nga të cilët ka kërkuar marrjen e masave ndaj gjyqtarit!

Njëkohësisht, i shprehim mbështetjen tonë trajnerit dhe ekipit të kick-boksit, duke theksuar se siguria dhe integriteti i sportistëve dhe trajnerëve duhet të jenë krye-prioritet i çfarëdo ngjarjeje sportive.

Urojmë që raste të tilla të mos shohim më, pasi shkaktarët e dhunës nuk e kanë vendin në ngjarjet sportive.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *