Gjatë vizitës së saj zyrtare në Kolumbi, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efraín Cepeda
Në lidhje me këtë takim, Osmani ka shkruar: ‘Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës-presidenti e kryetarë të Komisioneve.
Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt