Ardian Ismajli është kthyer në një nga shtyllat kryesore të Empolit dhe me paraqitjet e tij ka bërë që të jetë një ndër emrat më të lakuar në merkaton e futbollistëve. Elozhet për të nuk kanë fund, ndërsa vetë trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa, ka theksuar se në klub pëlqejnë të flasin pak për futbollistin.
Në klub i frikësohen faktit se sa më shumë që të flitet për mbrojtësin shqiptar, aq më shumë rriten shanset që ai të largohet që në janar, pa pritur verën kur i mbaron kontrata.
“Vazhdojmë të flasim pak për Ismajilin, sepse ekziston rreziku që të mos e kemi më në janar”, tha për Ismajlin trajneri i Empolit.