Mër. Nën 27th, 2024

Konjufca u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt. Mirëpo data e regjistrimit është deri më 26 dhjetor. Kjo është datë e regjistrimit për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’votuar me postë apo nëpër konsullatat e ambasadat e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Konjufca ua ka bërë të ditur mërgimtarëve se nëse nuk regjistrohen deri më 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm për të ushtruar këtë të drejtë mbetet ardhja fizike në Republikën e Kosovës.

“Mërgata është një pjesë shumë e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë edhe të ardhmen. Regjistrohu!”, tha ai përmes një video të postuar në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *