Pre. Nën 29th, 2024

Kaçanik- Hani i Elezit, gruaja humb jetën nga vetaksidenti

Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Kaçanik- Hani i Elezit.

Detaje per këtë aksident ka dhënë zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, te vendi i quajtur “Kulla me çezme” , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrëfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin me automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.”, ka thënë ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *