Enj. Dhj 5th, 2024

Mijëra bashkatdhetarë në Olten të Zvicrës mirëpresin Abdixhikun dhe ‘Turneun e Ndryshimit’

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në qytetin Olten të Zvicrës.

Para mijëra bashkëatdhetarëve, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se sikurse Kosova, edhe Mërgata qenka ngritur në këmbë dhe qenka besatuar për ndryshimin e madh.

“Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtë organizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; të ju falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje të djathtë kombëtare”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim”. Abdixhiku tha se populli i Kosovës po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!

Ky rrugëtim i ri historik u formësua në të gjitha tubimet e ‘Turneut të Ndryshimit’ që mbajta në Kosovë, si ftesë e thirrje monumentale për ndryshim. Por ky rrugëtim, ishte i mangët, pa Mërgatën tonë! Prandaj dhe jemi këtu sot”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, asnjë lëvizje e madhe, nuk mund të nisë ndonjë ri ngritje të djathtë, pa u mbështetur në shpirtin dhe zemrën e kombit, pa u mbështetur në pasurinë tonë të madhe, në vet mërgatën shqiptare! “Kushtrimi Rugovist ka rënë dhe këtu! Këtij kushtrimi po i përgjigjemi të gjithë me njëzë! LDK është ngritur në këmbë! Dhe kur LDK ngritët në këmbë, s’ka asgjë që e ndalë, s’ka asgjë që e ndanë”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *