Enj. Dhj 5th, 2024

Kurti: Sulm i frymëzuar nga Rusia, deshen të na lënë pa ujë, rrymë, ngrohje e komunikim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë ftuar konferencë për media, për të dhënë detaje mbi zhvillimet e reja rreth sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”, që ka prekur edhe fushën e energjetikës.

Përpara mediave, Kurti u shpreh se përgjatë dy ditëve të fundit janë ndërmarrë masa për të mbajtur përgjegjësit e sulmit në fjalë dhe për të rregulluar dëmin e shkaktuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, po të arrihej qëllimi i sulmit, pesha do të ishte e jashtëzakonshme.

“Po të arrihej qëllimi, ky sulm do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë pa rrymë qindra familje dhe pa ngrohje mijëra qytetarë të Prishtinës”, u shpreh Kurti.

Madje, sipas Kurtit, dëmi do të ndikonte në fabrika dhe në fushën e telekomunikimit. Miliona euro do të duhej të investoheshin në blerje të energjisë.

“Nuk ka qenë në pyetje uji, por edhe rryma. Nuk është vetëm rryma, por edhe ngrohja. Nuk është vetëm ngrohja, por edhe telekomunikimi. Qëllimi ka qenë që në fund të nëntorit të na lënë pa ujë, pa rrymë, pa ngrohje e pa komunikim” , shtoi kryeministri.

Duke krahasuar sulmin në Zubin-Potok me ato të Rusisë në Ukrainë, Kurti thotë se gjatë kontrolleve të zhvilluara në lokacione të ndryshme, përveç armëve, u gjeten dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u përkasin njësiteve të specializuara të trajnuara ushtarakisht.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për ta kërcenuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi. Megjithatë, kjo mbetet tentativë e dështuar”, shtoi kryeministri.

Ai tha se vendit tani i është shtuar edhe sulmi kinetik, por në secilin rast vendi ynë ka dalur fitimtar sepse shteti është i drejtë.

“Është e qartë se qëndrimi i lirë dhe aktiv i kryekriminelit Milan Radojiçiq në Serbi, është e vërteta e Serbisë që po përpiqet që të gjitha vendet që s’janë anëtare në BE, t’i vë në kushtet e tensionit dhe rrezikut të destabilizimit… Serbia vazhdontë mbështesë grupet terroriste me armë, financa dhe logjistikë. Kjo është strategji për përpjekje për të mbajtur tensionet e larta dhe të destabilizojë Kosovën”, shtoi kreu i qeverisë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *