Enj. Dhj 19th, 2024

Mërgim Lushtaku tregon pse zgjodhi numrin 100 në listë

Mërgim Lushtaku do të ketë numrin 100 në listën e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë e bëri të ditur para pak minutave në rrjetin social në Facebook.

”Sot, me nder dhe përkushtim po zyrtarizoj kandidaturën time për deputet, në kuadër të familjës sonë politike, PDK-së.Në këto zgjedhje kam vendosur të mbaj numrin 100 – një simbol i përkushtimit 100% për një Kosovë më të mirë! Ky hap është një dëshmi e vizionit tim për të krijuar hapësirë për figurat e reja politike, për njerëzit me energji, entuziazëm dhe vendosmëri, që janë gati të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.Besoj thellësisht se e ardhmja e Kosovës qëndron në duart e të rinjve, të cilëve u duhet dhënë një platformë për të kontribuar me zërin, idetë dhe punën e tyre”, ka shkruar Lushtaku.

Në rrugëtimin tim jetësor, gjithmonë kam qenë i rrethuar nga njerëz të mirë, falë të cilëve secili synim është realizuar dhe secila sfidë është tejkaluar,kam qenë dhe do të jem mirënjohës e falënderues ndaj secilit, ka shtuar më tutje ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *