Pre. Dhj 27th, 2024

Kurti thërret mërgatë te regjistrohen për votim jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka apeluar te mërgata që t’i përgjigjen regjistrimit për votim jashtë vendit.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti ka deklaruar se votimi përmes postës brenda vendit dhe në Ambasada e Konsullata është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike dhe për shtetin tonë të pavarur dhe demokratik.

“Për bashkatdhetarët tanë në çdo cep të botës kanë mbetur vetëm tetë ditë deri në mbyllje të afatit për regjistrim për votim jashtë vendit, përkatësisht deri më 26 dhjetor dhe mos e lëni në ditën e fundit. Po ju drejtohem mërgatës sonë nga mbledhja e Qeverisë sepse vota e tyre ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie, soç ka qenë edhe kontributi i saj përcaktues për fatin e mirëqenien e vendit tonë ndër vite”.

“Me qeverinë tonë, mërgata jonë do të ketë mundësi që të votojë në Ambasada e Konsullata në shtetet ku jetojnë ata. Kjo është bërë e mundur sepse e kemi ndryshuar Ligjin, siç u kemi premtuar. Votimi përmes postës brenda vendit dhe në Ambasada e Konsullata është një fitore e madhe për mërgatën tonë punëtore e patriotike dhe për shtetin tonë të pavarur dhe demokratik”, u shpreh Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *