Deputetët e PS që do të shkojnë në Prishtinë për të marrë pjesë në mbledhjen e dy Parlamenteve të premten.
Disa prej deputetëve do të udhëtojnë me automjete personale, ndërsa shumica prej tyre kanë kërkuar transport nga kuvendi.
Në mbledhjen e përbashkët mes të dy kuvendeve, nga Shqipëria do të jenë vetëm 60 deputetë, 36 prej tyre nga mazhoranca dhe 24 nga opozita, ndërsa 70 ligjvënës do të jenë nga Parlamenti i Kosovës.
I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali. Ky takim do të përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.