Në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë gjetur insekte dhe krimba.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Albana Bytyçi.
Ky është reagimi i plotë i saj:
Reagim publik për cilësinë skandaloze të ushqimit në Qendrën e Studentëve të UP-së!
Sot kam pranuar fotografi të tmerrshme, ku në ushqimin e shërbyer në Qendrën e Studentëve të UP-së janë gjetur insekte dhe krimba. Kjo gjendje është e papranueshme dhe përbën një dështim të rëndë të institucioneve përgjegjëse për sigurimin e kushteve bazike të mirëqenies së studentëve tanë.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë! Studentët janë e ardhmja e vendit tonë, dhe është turp që ata përballen me kushte të tilla gjatë kohës kur ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.
Kërkesat e studentëve për kushte dinjitoze nuk janë luks, por e drejtë bazike! Qeveria nuk mund të vazhdojë të injorojë nevojat e rinisë sonë. Skandal!