Die. Nën 24th, 2024

Reagon Gazmend Muhaxheri per zyrtaret e arrestuar

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka mbajtur një konferencë për media lidhur me situatën e fundit në Komunën e Pejës, ku u arrestuan disa zyrtarë.

Muhaxheri para mediave deklaroi se zyrtarët e arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, janë të pafajshëm.

“Ne jemi të thirrur, që organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin, por jo në këtë mënyrë. Nëse ka shkelje të ligjit ato mund të konstatohen, pse duhet të arrestohen njerëzit në mënyrë spektakolare kur të gjithë kanë qenë të qasshëm për prokurorinë edhe kanë mund t’i japin deklaratat e tyre. Ne si Komune kemi qenë tri vjet pjesë e kampanjave të tilla dhe ka rezultuar deri në Gjykatë Supreme si të pafajshëm, po ashtu besoj, që zyrtarët e sotëm te arrestuar janë të pafajshëm. Bëj apel te organet e drejtësisë, që këta dy zyrtarë janë me sëmundje kronike të lirohen dhe të vazhdojnë me procedurat e rregullta nëse ka”, deklaroi ai para mediave.

Ndryshe, sot Prokuroria Themelore e Pejës ka realizuar bastisje në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut, ku kanë arrestuar 10 zyrtarë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *