Mër. Dhj 18th, 2024

Presidentja sllovene arrin në Kosovë, pritet nga Rexhepi

Delegacioni slloven, në krye me presidenten Natasha Pirc – Musar, ka arritur në Kosovë.

Presidentja sllovene u prit në aeroport nga zëvendëskryeministrja Emilija Redxhepi, shkruan IndeksOnline.

Delegacioni slloven do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë, teksa do të zhvillohen disa takime me krerë institucionalë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si edhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *