Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidatët për deputet nga kjo parti të shtunën organizojnë pritje për mërgimtarët.
Kjo është bërë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media.
Ky takim do të jetë një rast i mrekullueshëm për t’u ritakuar, për të parë energjitë tona dhe për të ndarë një vizion të përbashkët për të ardhmen, thuhet në njoftim