Die. Nën 24th, 2024

Dy aeroplanë gati përplasen në Aeroportin e Prishtinës

Një incident serioz aeronautik ka ndodhur javën e kaluar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Burimet njoftuan se në këtë aeroport, më 9 korrik, gati sa nuk janë përplasur mes vete një aeroplan civil i ardhur nga Zvicra dhe një aeroplan ushtarak.

Për të marrë më shumë detaje lidhur me shkaktarin e këtij incidenti dhe informacione të tjera, media ka dërguar pyetje në Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, që vepron në kuadër të ZKM-së.

Kryesuesi i KHAIA-së, Mirsim Beqiri ka thënë se sot është marrë vendim për fillimin e hetimeve për këtë incident serioz të ndodhur më 9 korrik në Aeroportin e Prishtinës.

“Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike sot ka marr vendim për Inicimin e hetimeve për Incidentin Serioz te datës 09.07.2021 në afërsi të pistës 1/7 ku është aktivizuar sistemi TCAS në Aeroplanin e linjës Zurich-Prishtinë. Këto raste cilësohen Incidente Serioze pasi TCAS aktivizohet për të shmangur përplasjet e mundëshme në mes të fluturakeve”, thuhet në përgjigjen e Beqirit.

Tutje, ai ka njoftuar se nuk mund të japin më shumë informacione lidhur me këtë incident, për shkak të hetimeve.

“Sipas Legjislacionit në fuqi Raporti përfundimtar do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe do të jetë publik për të gjitha palët e interesit”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *