Skuadra e KB Trepçës ka njoftuar largimin e një basketbollisti.
Bëhet fjalë për Desmond Cambridge, i cili me marrëveshje të dyanshme është larguar nga klubi mitrovicas.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve sociale.
“Njoftojmë se, pas një marrëveshjeje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin Desmond Cambridge.
“Në emër të klubit, i urojmë çdo të mirë dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e klubit
Cambridge gjatë këtij sezoni në Superligë zhvilloi 11 ndeshje, shënoi 118 pikë, bëri 32 kërcime dhe 20 asistime