Die. Dhj 22nd, 2024

Prishtina e mbyll vitin 2024 me barazim ndaj Malishevës, Ferizaj Shenon fitore

Ka përfunduar ndeshja e javës së 18-të në “Albi Mall Superliga” mes Prishtinës dhe Malishevës.

Prishtina, nuk ka arritur më shumë se një barazim në “Fadil Vokrri”, ndaj Malishevës me ndeshjen që u mbyll me rezultat 0-0.

Prishtina, mbyll sezonin vjeshtor në vendin e 4-të me 27 pikë, ndërsa Malisheva në vendin e tretë me 30 pikë..

Ferizaji i është rikthyer fitoreve në Superligë.

Në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor, Ferizaji e mposhti Gjilanin me rezultat 3-1.

Marko Musolin i dha epërsinë skuadrës së Ferizjait, qysh në minutën e 5-të.

Edi Basa barazoi shifrat në minutën e 37-të, pasi u tregua i sakt nga penalltia.

Gëzimi i Gjilanit zgjati veq dy minuta, pasi Enhar Cakolli riktheu epersin e bardhekaltërve.

Golin e sigurisë dhe fitores së Ferizajit e shënoi Erion Sadriu në minutën e 77-të.

Ferizaji e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e tetë, me 20 pikë, një më pak se Gjilani e cila renditet e gjashta në tabelë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *