Hën. Dhj 23rd, 2024

Paralajmërohen reshje të dendura shiu në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes apelon për gatishmëri

Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu.

Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe vendore, që të jenë në gatishmëri, me qëllim evitimin e përmbytjeve të mundshme, transmeton klankosova.tv.

Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë pesë qarqe si; Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër.Kurse në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Sipas abcnews.al, në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.

Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *