Pre. Dhj 27th, 2024

PZAP-ja pranon ankesën e Listës Serbe për moscertifikim për zgjedhjet e 9 shkurtit

Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur se ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe, lidhur me procesin zgjedhor.

Ankesa është dorëzuar sot për shqyrtim në PZAP-ja, i cili do të vendosë në përputhje me afatet ligjore.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga PZAP-ja përmes një përgjigje me shkrim.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe dhe PZAP-ja brenda afatit ligjor do të vendos”, thuhet në përgjigje.

Lista Serbe, sot njoftoi se do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të moscertifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i këtij subjekti, Zllatan Ellek, tha se vendimi i KQZ-së, është jodemokratik dhe kundër serbëve.

“Gjatë ditës do të paraqesim ankesë në PZAP dhe pres nga një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të Albin Kurtit”, deklaroi kreu i Listës Serbe, Zllatan Ellek në një konferencë për media.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të hënën nuk e certifikoi Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pasi dy anëtarë të KQZ-së nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, votuan kundër.

Vendimi për moscertifikim të Listës Serbe u mor pavarësisht se Zyra për Regjistrimin dhe Verifikimin e Subjekteve Politike kishte rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *