Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka uruar përfundimin e gjysëmvjetorit.
Urim të posaçëm, Lushaku-Sadriu pati për nxënësit dhe mësimdhënësit që punuan fort këtë vit, shkruan IndeksOnline.
“Ju urojmë pushime të këndshme, të mbushura me gëzime dhe ngrohtësi familjare”, shkroi ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Urime përfundimi i gjysmëvjetorit!
Një urim i veçantë për të gjithë nxënësit, që kanë punuar me përkushtim dhe prindërit që kanë mbështetur fëmijët e tyre në çdo hap.
Një falënderim i posaçëm shkon për mësimdhënësit, të cilët me devotshmëri dhe dashuri edhe këtë vit janë kujdesur për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
Ju urojmë pushime të këndshme, të mbushura me gëzime dhe ngrohtësi familjare.
Gëzuar Festat!
Jehona