Enj. Dhj 26th, 2024

32 të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Azerbajxhan, pse ndodhi aksidenti dhe si nuk u shmang fatkeqësia

Azerbajxhan Airlines ka njoftuar mëngjesin e sotëm rrëzimin e avionit Embraer 190 që po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny, kryeqyteti i Çeçenisë ruse.

Aeroplani u detyrua të bënte një ulje emergjente rreth tre kilometra nga qyteti i Kazakistanit Aktau në brigjet e Liqenit Kaspik.

Dyshimet janë se aeroplani mund të kishte defekt si pasojë e përplasjes ajrore me zogjë, që kanë ndikuar në prishjen e motorit të tij, shkruan Indeksonline.

Aeroplani po transportonte 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit nga Azerbajxhani në Rusi ndërsa është bërë e ditur se 32 persona kanë mbijetuar.

Ka pasur spekulime se aeroportet në atë pjesë të Rusisë janë mbyllur për shkak të sulmit me dron, i cili ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Kjo do të thotë se aeroporti më i afërt ku avioni mund të bënte një ulje emergjente ishte i mbyllur.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *