Die. Nën 24th, 2024

BE jep detaje të reja për takimin Kurti-Vuçiq, ja sa do të zgjasin bisedimet

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka njoftuar se takimi i 19 korrikut mes Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit në Bruksel në fokus do të ketë të arriturat e deritashme në dialog. Takimet dypalëshe mes delegacioneve dhe përfaqësuesve të BE-së nisin në ora 14.00, ndërsa pas tyre takimet trepalëshe zgjasin deri në ora 18.00,

Fillimisht, sipas tij, mbahen takime të ndara të delegacioneve me ndërmjetësuesit Borell e Lajçak, ndërsa pastaj pason takimi mes delegacioneve dhe ndërmjetësuesve që planifikohet të zgjas deri në ora 18.00, por rrjedha dhe zgjatja nuk mund të parashikohen, tha ai.

“Ky takim do të fokusohet në përparimin e arritur dhe për hapat në të ardhmen si të rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, thotë Stano.

Pas paralajmërimit nga Brukseli se raundi i “dytë i bisedimeve mes Kurtit edhe Vuçiqit” duhet të jetë përgatitur “mirë” në nivelin e ekspertëve, zëdhënësi Stano nënvizon se nuk përfshihen takimet publike në Bruksel.

“Me rëndësi të ketë vazhdimësi dhe jo kthim prapa”, nënvizojnë në Bruksel.

Në njoftim thuhet se i dërguari special Lajçak, në bazë të bisedimeve në nivelin e ekspertëve dhe konsultimeve shtesë, do të prezantojë fushat në të cilat është i mundshëm përparimi.

Në qarqet diplomatike në Bruksel thonë se të dy palët në dialog, si Beogradi, ashtu edhe Prishtina “e dinë se çështjet e hapura është mirë të zgjidhen” dhe të arrihet tek “konsensusi dhe kompromisi për normalizimin e raporteve”.

Marrëveshja juridike obliguese për normalizimin e raporteve synon që secilin muaj të organizojë takime dypalëshe në Bruksel, kanë thënë nga selia e BE-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *