Në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A.
Pjesë e këtij kampi ishte edhe Leon Zeqiraj, lojtar i Sampdorias.
Zeqiraj u shpreh i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A.
”Jam shumë falenderues tash me ekipin e parë, jam shumë i kënaqur me Kosovën, Kosova është zemra jem edhe po du me lujt me ekipin e parë”, tha ai.
Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.