Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump.
Këtë e ka bërë të ditur, këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj me anë të një shkrimi në Facebook, ku thotë se ish-presidenti i Kosovës ka pranuar ftesë të veçantë për ceremoninë e inaugurimit më 20 janar.