Mër. Jan 15th, 2025

Hamza: 70% do të rriten pensionet bazike

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro.

Hamza ka thënë se pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

“Një lojë e mrekullueshme shahu me pensionistin Sylejman Hajdini. Në qeverisjen time, asnjë pension nuk do të jetë nën 200 euro. Pensionin bazik do ta rris për 70% dhe pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të punës.

Ai ka theksuar se respekti dhe vlerësimi i shtetit për të moshuarit që i kanë përcjellë vlerat më të mira te gjeneratat e reja është obligim dhe do të jetë i garantuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *