Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilën thuhet se një kandidate e LDK-së ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.
Në lidhje me këtë rast, PZAP ka marrë vendim duke gjobitur LDK-në në shumën prej 20 mijë euro.
Sipas vendimit të publikuar në PZAP, LDK ka afat prej 15 ditësh që ta paguaj gjobën.
Për më shumë shikoni vendimin e PZAP-së në faqen zyrtare të tyre.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
PZAP në vendimin e publikuar ditën e mërkure thotë se ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se AAK ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, prandaj dënohet me 12 mijë euro.
Gjithashtu, PZAP, thotë se LVV është ankuar se në një tubim politik, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar akuza ndaj kreut të LVV-së, Albin Kurti
Fushata zgjedhore ka nisur më 11 janar, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro.
Kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.
Sipas PZAP-së, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.
Ndërsa PZAP e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet t’i paguajë në një afat prej 15 ditësh.