Enj. Jan 16th, 2025

Leotrim Krasniqi reagon pas shkarkimit nga Vëllaznimi, tregon arsyet

Leotrim Krasniqi ditën e sotme është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Vëllaznimit, derisa në vend të tij është emëruar Mirel Josa.

Përmes një shkrimi në Facebook, Leotrim Krasnqi ka treguar se çfarë i kanë thënë kryesia e klubit dhe cilat ishin arsyet e shkarkimit të tij

”Nuk do te jem me trajner i Vellaznimit , ashtu ka vendosur kryesia e klubit me arsyen se stili i lojes time loja me portier, ndertimi i lojes nga mrrapa eshte shume e rrezikshme dhe ky stil i lojes sipas tyre nuk na dergon ne superlige edhe pse e perfunduam sezonin si nenkampion vjeshtor dhe kaluam ne 1/8 e kupes se kosoves.
Po largohem me koken lart dhe me bindjen qe kom dhon gjithçka nga vetja qe fanella e Vellaznimit te perfaqesohet me dinjitet e perkushtim, qe fanella e Vellaznimit te bartet vetem nga ata qe e meritojn dhe e djersitin atë.
Nese diqka me nxjer fitus nga çdo sfid e jetes eshte qellimi te mbes i paster sepse rruge tjeter per te arritur sukses perveç punes nuk do te ndjeki kurr ne kuriz te askujt.
Faleminderit tifozeris gjakovare per mbeshtetjen, kryesis se klubit per mundesine, stafit per bashkpunimin e sinqert dhe futbollisteve per punen e tyre te madhe qe kemi bere bashkarisht ishte kenaqesi puna me ju, suksese klubit ne objektivat qe i kan per superlige.”, ka shkruar Krasniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *