Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka publikuar 10 top prioritete.
Në një njoftim në Facebook, Haradinaj ka thënë se prioriteti i parë është Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
Si prioritet të dytë Haradinaj ka përmendur rritje ekonomike deri në 7%.
Postimi i plotë:
1 Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
2 Rritje ekonomike deri në 7%.
3. 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
4. Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
5. Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
6. 1500 MW energji e prodhuar në Kosovë.
7. Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
8. 6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
9. Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
10.Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.