Mër. Jan 22nd, 2025

Bajqinovci: Votat nuk merren nga propaganda, por nga puna konkrete dhe mbështetja që qytetarët

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvedosje Mefail Bajqinovci ka kritikuar opozitën sa i përket fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se votat nuk merren nga propaganda, por nga puna konkrete dhe mbështetja që qytetarët.

‘Është e qartë që opozita po përpiqet të krijojë përshtypje me takime dhe foto me ndërkombëtarë, por siç e dimë të gjithë, votat nuk merren nga propaganda, por nga puna konkrete dhe mbështetja që qytetarët ndiejnë në jetën e tyre të përditshme. Lëvizja Vetëvendosje ka dëshmuar me punë dhe rezultate konkrete në secilën fushë se është në shërbim të qytetarëve, dhe ky është faktori që do të përcaktojë fitoren më 9 shkurt 2025’’ ka shkruar Bajqinovci.

Mobilizimi në terren dhe përkrahja masive që po merr Vetëvendosje nga çdo cep i Kosovës dhe diaspora është treguesi më i mirë i besimit të qytetarëve, ka shtuar më tutje ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *