Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij ishin në Festivalin e Filmit në Kanë, në mbështetje të delegacionit shqiptar nga Kosova, i cili atje u prezantua me dy filma.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se përfaqësimi i Kosovës me dy filma në Kanë ishte moment krenarie.
“Shumë mijëra aplikojnë, por vetëm disa pranohen të konkurojnë në festivalin prestigjioz të Filmit në Kanë. Kosova u përfaqësua nga dy filma këtë vit. “Luaneshat” e Luana Bajrami dhe “Displaced” e Samir Karahoda na bëjnë krenar“, ka shkruar ai