Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga ky subjekt me banorët e Mramorit.
Sadiku në Facebook ka shkruar se banorët e Mramorit dhanë mesazhin e qartë: Është koha për ndryshim.
“Populli është në këmbë, për një të ardhme më të ndritur, për një qeverisje që punon për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ndër të tjera Sadiku.