Pre. Jan 31st, 2025

Mblidhen shefat e KQZ-së, policisë, prokurorisë së shtetit, PZAP-it dhe KGJK-së

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbajt takimi në mes të
drejtuesve dhe pëfaqësuesve të insitucioneve të ndryshme për të diskutuar për përgatitjet, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së
Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025.

Në këtë takim, përveç kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, morën pjesë Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Artan Abazi dhe koordinatorja nga ky institucion, Fatime Dërmaku dhe kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku.

Në këtë takim, kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në krijimin e kushteve që procesi zgjedhor të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe ligeve në fuqi të
Republikës së Kosovës.

Drejtues dhe përfaqësuesit e institucioneve treguan për planet e tyre lidhur me angazhimin në ditën e zgjedhjeve në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që të garantohet
mbarëvajtja e porcesit zgjedhor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *