Die. Nën 24th, 2024

Melihate Tërmkolli me fjalë të mëdha për Albin Kurtin: Serbia dhe Vuçiq duhet ta kuptojnë këtë gjë

Melihate Tërmkolli nga radhët e LDK-së, ka befasuar përsëri me një koment në lidhje me takimin e zhvilluar sot në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Tërmkolli ka përgëzuar për paraqitje kryeministrin e Kosovës në takim me palën serbe, duke thënë se ky shtet por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë se kush bëri gjenocid ndaj shqiptarëve.

Ja shkrimi i saj:

Bravo, Kryeministër Kurti, edhe njëherë! Serbia por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë kush bëri gjenocid ndaj shqiptarëve (tri herë gjenocid, nga 1878 deri 1999), pra kush është agresori e kush viktima.

Të mos harrojmë se ka vite që ishin ndërruar rolet, Serbia po hiqej viktima!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *