Ndeshja e sotme e Champions League mes Lille dhe Feyenoord, është cilësuar me rrezikshmëri të lartë nga autoritetet e sigurisë.
Ministria e Brendshme franceze për shkak të rrezikut të dhunës ka urdhëruar të mos lejohen në stadium, madje as të kalojnë në kufirin francez, shkruan IndeksOnline.
Sipas një deklarate nga autoritetet lokale të prefekturës, 17 tifozë të Feyenoordit janë arrestuar derisa 64 të tjerë janë që pretendojnë se janë mbështetës të Feyenoord Roterdamit iu është refuzuar hyrja në Francë.
“Mjete dhe objekte të shumta piroteknike të destinuara si armë janë sekuestruar nga efektivët e policisë gjatë kontrolleve gjatë natës të kryera nga mbrëmja e së martës. Kontrollet do të qëndrojnë gjatë gjithë ditës.” thuhet në komunikatë.
Ministria e Brendshme franceze përmendi incidente të përsëritura të dhunshme që përfshinin mbështetësit e Feyenoord në Francë, duke përfshirë përplasjet në Nancy në 2006 dhe në Marsejë në 2022, duke çuar në arrestime, lëndime dhe dëme të konsiderueshme pronësore.
Ministria shtoi se nga 3,600 tifozë të Feyenoord që priten në Lille, 500 u identifikuan si “me rrezik të lartë” dhe se 1,000 tifozë pa bileta mund të përpiqen të hyjnë me forcë ose të provokojnë konfrontime në rrugët e ngushta të Lille