Mër. Shk 5th, 2025

Haxhi Shala dënohet me tri vite burg nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala është dënuar me tri vite burgim nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë, transmeton IndeksOnline.

Shala është dënuar edhe me 500 euro gjobë, kanë bërë të ditur për IndeksOnline, familjarë të Shalës.

Kujtojmë se Shala, Januzi dhe Bahtijari e kishin pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

Në marrëveshjen e tyre me Prokurorinë, Shala ishte pajtuar me një dënim deri në tri vjet burgim, Januzi me një dënim nga 24 deri në 30 muaj, ndërsa Bahtijari ishte pajtuar se, në rast se gjykata e dënon me dy vjet burgim ose më pak, ai nuk do të ketë të drejtë apeli ndaj vendimit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *